Botë

Pse gratë po e djegin veten në Kurdistan

Gratë në Irak po përballen me nivel të lartë të abuzimit në familje. Rastet e dhunës me bazë gjinore kanë parë një rritje prej 125% në mes të viteve 2020 dhe 2021, sipas Kombeve të Bashkuara.

Në rajonin e Kurdistanit, gratë të cilat ndihen të bllokuara në familje abuzive shpesh e shohin vetëvrasjen duke e djegur veten si rrugëdaljen e vetme, shkroi BBC. 

Qeveria rajonale e Kurdistanit ka tentuar ta parandalojë dhunën kundër grave, por shumë mbesin në rrezik.

BBC-ja ka pasur qasje në një nga spitalet kryesore për djegie në Kurdistanin e Irakut, ku shumë gra vdesin për shkak të djegieve të shkaktuara vetë.

“E pyes veten çdo natë, pse ia bëra këtë gjë vetes. Nuk kam fituar asgjë nga kjo”, ka thënë një nga këto gra. Ajo është abuzuar nga bashkëshorti dhe nuk e ka pasur asnjëherë përkrahjen e familjes.