Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protestuesit sulmojnë legjislaturën e Hong Kongut

Qindra protestues sulmuan legjislaturën e Hong Kongut, në përvjetorin e dorëzimit të ish-kolonisë britanike nën sundimin e Kinës.

Imazhet televizive i treguan protestuesit duke shkatërruar fotografi dhe duke shkruar në muret brenda ndërtesës.

Ky veprim u konsiderua si një sfidim i drejtpërdrejtë i Kinës.

Hong Kongu, që disa javë, është përfshirë nga protestat masive që kundërshtojnë një ligj, i cili do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë, transmeton rel.

Qeveria e ka pezulluar ligjin e propozuar për kohë të pacaktuar, por protestat vazhdojnë ende.

Të hënën, më herët, policia është përleshur me protestuesit që kanë bllokuar një rrugë pranë ceremonisë që shënonte përvjetorin e dorëzimit të rajonit nga Britania te Kina.

Edhe Protestuesit në Hong Kong sulmojnë policinë me shigjeta, lëndohet një polic Botë Protestuesit në Hong Kong sulmojnë policinë me shigjeta, lëndohet një polic

Hong Kongu është pjesë e Kinës që nga viti 1997, nën marrëveshjen "një shtet, dy sisteme" që i garanton një nivel autonomie.

Ceremoni për të shënuar dorëzimin britanik mbahen çdo vit.