Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protestuesit rrethojnë Televizionin e Serbisë kur Vuçiqi po jepte intervistë

Opozita serbe ka rrethuar çdo hyrje të Radio Televizionit të Serbisë. Intervista e paralajmëruar e presidentit Aleksandar Vuçiq ka zgjuar reagime të ashpra të qytetarëve.

Tri studente kishin pyetje për të që besonin se nuk do t’ia shtronte gazetarja. Një publikim në internet u mbështet dhe aty dolën qindra njerëz. Mbështetja e parë erdhi nga grupi nacionalist “Dveri”, lideri i së cilës udhëhoqi protestat. “Vuçiq është një frikacak politik që ka frikë prej tri studenteve dhe shmang kundërshtarin e tij politikë prej vitesh për përballje”,- tha ai.

Në pjesën e hyrjes kryesore ishin mbledhur dy grupe, njëra që shante opozitën e tjetra Presidentin. Kjo përballje zgjati rreth një orë. Tensionet u ngritën pasi dhe zyrtarët shtetërorë deklaruan gjatë ditës se po përgatitej sulm kundër Presidentit.

Ora po afrohej 21:00 kur niste emisioni “Upitnik” (Pikëpyetja). Të gjitha hyrjet të bllokuara me qytetarë. Enigma nga do të futej Presidenti ngeli e tillë. Pak më vonë emisioni kishte filluar dhe Vuçiq theksoi se kishte arritur aty në këmbë.

Protestuesit e quajtën frikacak dhe thanë se nuk është e qartë se ku u intervistua dhe si është futur në godinë. Por, një porosi ia çuan se një gjë është e sigurt.

“Vuçiç duhet ta dijë se nuk ia kemi frikën dhe fundi i tij politik do të vijë pavarësisht se ai fshihet nëpër vrimat e miut për t’u futur në televizion”,- tha një prej protestuesve.

Edhe Protestuesit serbë thyejnë barrikadën para presidencës gjatë fjalimit të Vuçiqit Botë Protestuesit serbë thyejnë barrikadën para presidencës gjatë fjalimit të Vuçiqit

Protestat kundër Vuçiqit kanë filluar një vit më parë.

{gallery}