Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protestuesit përleshen me policinë në veri të Argjentinës

Qindra protestues u përleshën me policinë në veri të Argjentinës në shenjë proteste ndaj reformës së diskutueshme kushtetuese nga guvernatori i Jujuyt, Gerardo Morales.

Reforma ka shkaktuar mobilizime të shumta ditët e fundit.

Gjatë demonstratave, protestuesit - shumica prej tyre nga partitë dhe grupet e majta - thyen xhamat e zyrave të selisë së qeverisë në qytetin e San Salvador de Jujuy - pasi policia shtypi protestën, duke shkaktuar konfrontim me gurë dhe gaz lotsjellës, shkruan AP.

Morales, nga Unioni Radikal Qytetar - një nga partitë që përbën koalicionin kryesor të opozitës në nivel kombëtar - ka akuzuar qeverinë e presidentit Alberto Fernandez, sindikatat dhe disa organizata për inkurajimin e protestave.

Jujuy, në kufi me Bolivinë, po përballet me demonstrata në pjesë të ndryshme të provincës, si dhe me një grevë mësuesish që po vazhdon prej ditësh.

Artikuj të ngjashëm