Dhjetëra protestues anti-NATO dhe pro-palestinezë janë përleshur me policinë italiane në Napoli të hënën, përpara fillimit të një koncerti për nder të 75-vjetorit të themelimit të aleancës.
Protestuesit u përpoqën të shpërbënin kordonin e sigurisë që rrethonte teatrin e operës “San Carlo”, ku po zhvillohej koncerti, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Policia reagoi ndaj protestuesve duke përdorur mjete të forta ku u lënduan tetë demonstrues.
Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Stop gjenocidit palestinez” dhe “Jo NATO”.
Demonstrata të tjera pro-palestineze priten të mbahen të martën në qytete të ndryshme italiane për të bojkotuar marrëveshjet dypalëshe të shkëmbimit të studentëve midis universiteteve italiane dhe izraelite.
-
Protestat propalestineze në Itali, përleshje mes protestuesve dhe policisë
-
Protesta masive në prag të përvjetorit të luftimeve në Gaza
-
Mbahen protesta pro-palestineze në kampuset e universiteteve italiane
-
Përleshje mes protestuesve propalestinezë dhe proizraelitë në Romë
-
Studentët kundërshtojnë marrëveshjen e universitetit në Romë me ato izraelite