Mijëra njerëz janë mbledhur sot para ndërtesës së qeverisë së Serbisë për të protestuar kundër zgjedhjes së kryeministrit të fuqishëm, Aleksandar Vuçiq, për president të ri të Serbisë.
Protesta e sotme ishte e gjashta me radhë kundër fitores së Vuçiqit në zgjedhjet e 2 prillit, për të cilat opozita thotë se ishte përshkruar me shumë parregullësi, përfshirë heshtjen e mediave, frikësim të votuesve dhe ryshfet, shkruan rel.
Demonstruesit në kryeqytetin Beograd, u janë bashkuar qindra policëve dhe ushtarëve, të cilët mbanin protestë të ndarë për shkak të rrogave të ulëta dhe standardit të varfër për jetë.
Protestuesit konsiderojnë se Aleksandar Vuçiq është një lider autokrat, ndërsa Partia Progresiste Serbe është e korruptuar.
-
Protestat e reja në Serbi shtojnë presionin kundër Vuçiqit
-
Në Serbi vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit
-
Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore
-
Tensione në Serbi gjatë protestave pro dhe kundër qeverisë, 16 policë të lënduar
-
Vuçiqi vlerëson forcën policore dhe bën thirrje për arrestime pas protestave në Beograd