Pavarësisht shiut dhe motit të ftohtë, disa qindra njerëz morën pjesë në protestën në Beograd të mërkurën mbrëma. Ishte kjo dita e 17-të e demonstratave kundër partisë në pushtet.
Demonstratat kundër, siç thuhet, “diktaturës” kanë nisur në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë më 3 prill, një ditë pasi kryeministri Aleksandar Vuçiq fitoi zgjedhjet presidenciale.
Protestuesit thanë se kërkojnë lirinë e medias, shkarkimin e "elitës politike" të udhëhequr nga Vuçiq, heqjen e "të gjithë zyrtarëve të korruptuar", si dhe zgjedhje "të drejta dhe të lira".
Ndërsa protesta përfundoi para Parlamentit serb, organizatorët njoftuan se ajo do të rifillojë mbrëmjen e sotme.
Artikuj të ngjashëm
-
Për të 18-ten natë në Serbi protestohet kundër Vuçiqit
-
Protestë në Serbi kundër zgjedhjes së Vuçiqit president
-
Tensione në Serbi gjatë protestave pro dhe kundër qeverisë, 16 policë të lënduar
-
Vazhdojnë tensionet në Beograd, policia heq bllokadat dhe bën arrestime të reja
-
Vuçiqi vlerëson forcën policore dhe bën thirrje për arrestime pas protestave në Beograd