Me qindra qytetarë kanë vërshuar të martën rrugët e qytetit holandez, Arnhem, në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë dhe masave të izolimit kundër koronavirusit.
Tubimi ka nxitur autoritetet që t’u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë sa më larg vendit të protestave, duke pretenduar se zona është e mbushur plot.
Protestuesit kanë marshuar përgjatë qytetit, duke bërtitur slogane si “Ne jemi Holanda” dhe “Dashuri, liri e jo diktaturë!”. Demonstratat janë mbajtur në mënyrë paqësore dhe janë monitoruar nëpërmjet pranisë së shtuar të forcave policore. Protestuesit janë shpërndarë, pasi që organizatorët kanë falënderuar policët dhe kryebashkiakun e qytetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Mijëra persona protestuan kundër bllokimit në Holandë
-
Kundërshtohen me protesta masat anti-COVID në Holandë e Australi
-
Vazhdojnë protestat kundër masave për COVID-19 në vendet evropiane
-
Dhjetëra mijëra belgë protestojnë në Bruksel kundër masave të reja anti-COVID
-
Trazirat kundër masave COVID-19 shpërthejnë edhe në Hagë të Holandës