Mijëra njerëz janë mbledhur të premten në Sheshin Tahrir në qendër të Bagdadit në shenjë përkrahjeje për palestinezët dhe kundër bombardimeve izraelite në Gaza.
Protesta është thirrur nga një klerik i njohur shiit dhe lideri politik Muqtada al-Sadr. Ai kishte bërë thirrje për valëvitjen e flamujve palestinezë dhe djegies së flamujve izraelitë.
Protesta të ngjashme janë thirrur edhe nga Hamasi dhe lëvizja aleate e saj Hezbollahu në Liban, Siri dhe në disa shtete të tjera arabe.
Protestat kanë nisur teksa Izraeli është duke planifikuar ofensivën tokësore në Gaza. Deri të premten është raportuar për më shumë se 2 mijë e 800 të vrarë nga konflikti mes Izraelit dhe grupit militant të Hamasit.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraelitët të ndarë shënojnë dyvjetorin e nisjes së luftës në Gazë
-
Vazhdojnë protestat në Izrael, Netanyahut i bëhet thirrje të bëjë marrëveshje për lirim të pengjeve
-
Familjarët e pengjeve bllokojnë rrugët kryesore të Izraelit
-
Izraeli bombardon qytetin e Gazës në përgatitje të ofensivës së planifikuar
-
Mbi 40 palestinezë të vrarë të shtunën, në Izrael protestohet kundër pushtimit