Paris, 6 shkurt – Kulla Eifel ka njoftuar mbylljen për vizitorët, ndërsa sindikatat janë përgatitur për një ditë tjetër proteste kundër reformës së pensioneve.
Projektligji për të zëvendësuar skemat e shumta ekzistuese të pensioneve në Francë me një skemë të vetme kombëtare është tani para Asamblesë Kombëtare.
Opozita nga e majta radikale ka paraqitur rreth 19 000 amendamente, në një përpjekje për të ndryshuar legjislacionin.
Macron thotë se sistemi i ri do të jetë më i drejtë pasi të gjitha kontributet e pensioneve do të çojnë në të njëjtin nivel pagese dhe në një sistem të vetëm më të përshtatshëm për njerëzit/DPA.