Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesta tensionuese në Rusi, pas dënimit me burgim të një aktivisti

Policia ruse hodhi gaz lotsjellës dhe goditi me shkopinj protestuesit në Bashkortostan të Rusisë të mërkurën, pasi një aktivist i të drejtave të njeriut u dënua me katër vjet në një koloni penale, shkruan BBC të mërkurën.

Pamjet në rrjetet sociale treguan përkrahësit e aktivistit Fail Alsynov duke u përleshur me policinë - disa duke hedhur topa bore - pranë gjykatës në qytetin e Baymakut.

Alsynov u burgos për nxitje të urrejtjes etnike, të cilën e mohon.

Protestat e mëdha në Rusi janë jashtëzakonisht të rralla për shkak të rrezikut të arrestimit.

Disa raporte thonë se janë mijëra njerëz në protestë, e cila po vazhdon prej disa ditësh në temperatura rreth -20 gradë Celsius dhe raportohet për disa të lënduar.

Edhe Lideri i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burgim Botë Lideri i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burgim

Protestuesit shihen duke shprehur mbështetjen e tyre për Alsynovin dhe ka raporte se disa u përpoqën të bllokonin hyrjen e gjykatës pas shpalljes së dënimit.

Aktivisti akuzohet për fyerje të emigrantëve në një protestë kundër planeve për të nxjerrë ari, por mbështetësit thanë se ishte hakmarrje e vonuar për aktivizmin e tij në parandalimin e minierave të gazit në atë që vendasit e konsiderojnë një vend të shenjtë.

Thuhet se ai i ka quajtur aziatikët dhe kaukazianët, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë emigrante të Rusisë, “njerëz të zinj”, që konsiderohet term nënçmues në rusisht.

Por aktivisti këmbëngul se fjalët që përdori në gjuhën bashkir do të thotë “njerëz të varfër” dhe u përkthyen gabimisht në rusisht. Ai synon ta apelojë vendimin.

Alsynov gjithashtu në të kaluarën e ka kritikuar mobilizimin ushtarak në rajon si “gjenocid” i popullit të Bashkirave, një racë turke e lidhur ngushtë me tatarët që banojnë në malet jugore të Uralit.

Ka pasur pretendime se në mënyrë disproporcionale pakicat etnike në Rusi po dërgohen për të luftuar në Ukrainë.

Alsynov ishte udhëheqës i Bashkortit, një lëvizje e krijuar për të ruajtur identitetin etnik të Bashkirave, e cila u ndalua si ekstremiste në vitin 2020.

Edhe Katër gazetarë që u akuzuan se punonin për Navalnyn, dënohen për ekstremizëm Botë Katër gazetarë që u akuzuan se punonin për Navalnyn, dënohen për ekstremizëm

VIDEO: