Vaksinimi i detyrueshëm për disa kategori ka zemëruar grekët. Një grup qytetarësh janë ngritur në protestë mbrëmjen e sotme përpara parlamentit në Athinë.
Protesta fillimisht nisi e qetë, por më pas degjeneroi në përdorimin e molotovit kundër efektivëve të policisë.
Policia ka ndërhyrë duke shpërndarë turmën dhe gjithçka është mbyllur pa të lënduar.
Përballë frikës nga varianti “Delta” dhe të papriturave që mund të ndodhin në vjeshtë, qeveria greke vendosi që vaksina të jetë e detyrueshme për disa kategori dhe një gjë e tillë zemëroi një pjesë të qytetarëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Protesta të reja në Greqi kundër vaksinimit për COVID-19
-
Greqia vendos pushime të detyrueshme pune për shkak të nxehtësisë ekstreme
-
Grekët përleshen me policinë teksa protestojnë kundër rritjes së çmimeve
-
150 të arrestuar në Berlin për protestën kundër vaksinimit të detyrueshëm
-
Në Greqi, gjobë 50-euroshe për qytetarët mbi 60 vjeç të pavaksinuar