Në ditën kur Irina Slavina vendosi që t’ia merrte vetes jetën, Alexei nuk vërejti asgjë të pazakontë te bashkëshortja e tij. Ishte datëlindja e 70-të e nënës së saj dhe Irina i kishte gatuar asaj një ëmbëlsirë mollash për të festuar.
Fiks në orën 13:34, Alexei e thirri atë në telefon dhe biseduan shkurt: “Gjëra të zakonshme, si kur do të kthehej”.
Dy orë më vonë, ai e pranoi një telefonatë që e informonte se Irina ia kishte vënë vetes flakën përfund mureve të Ministrisë Lokale të Punëve të Brendshme.
Postimi i saj i fundit në Facebook thoshte: “Ju kërkoj që ta fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time”.
Protesta ekstreme
Edhe
Rusia nis hetimet pasi gazetarja i vë flakën vetes
Në Nizhny Novgrad, 400 kilometra në lindje të Moskës, ata që ishin të afërt me Irina Slavinan e hanin veten pse asnjëri nuk kishte ditur gjë rreth asaj që gazetarja po planifikonte, pse nuk kishin mundur ta ndalonin.
Por, janë të bindur se ky ishte një akt i protestës së qëllimshme politike, e jo dëshpërimi.
“Irina Slavina dhe depresioni nuk kishin asnjë të përbashkët!”, ka thënë shoqja e saj prej shumë vitesh, Irina Enikeeva. “Ajo ishte person pozitiv, ishte ‘gjallëruesja’; një grua plot mirësi, ngrohtësi dhe ndriçim”.
Pak pas vdekjes së saj, një videoxhirim, i bërë qartazi prej një kamere të sigurisë, nisi të qarkullonte në rrjetet online. Aty Irina Slavina shihet përpara selisë së përgjithshme gjigante e prej betoni të Ministrisë së Brendshme.
Ajo ulet mes tri figurave prej bronzi në një bankinë: një monument ky i policëve rusë ndër epoka.
Edhe
Fotografi i brutalitetit të Kremlinit
Flakët së pari shfaqen në krahun e majtë, duke ia kapluar shumë shpejt mëngët e mbuluar e gjithë trupin brenda sekondash. Një kalimtar rasti e shqyen xhaketën e tij dhe mundohet, i panikuar, ta shuajë zjarrin por gruaja buzë vdekjes e shtyn larg vetes dy herë, përpara se t’i humbë ndjenjat.
“A do të jetë sakrifica ime e kotë?”
“Ishte e qartë se ishte thellësisht e vendosur ta bënte këtë gjë”, thotë një tjetër mik i saji, aktivisti prodemokracisë Mikhail Iosilevich. “Fakti se e zgjodhi një akt të tillë ekstrem nënkupton se nuk është vetëvrasje, por një formë proteste: e kalkuluar dhe planifikuar”.
Një vit më parë, Irina e kishte hedhur idenë madje edhe në Facebook. Ajo kishte pyetur nëse, po qe se ia vë vetes flakën, do ta çonte Rusinë “qoftë edhe sado pak kah një e ardhme më e ndritur? Apo sakrifica ime do të ngelej e kotë?”
Edhe
Vajza e Nemtsovit: Putini më shumë i frikësohet Navalnyt të vdekur, sesa Navalnyt të gjallë
Lexuesit e saj menduan se ishte shaka.
Si nënë e dy fëmijëve që e takoi bashkëshortin e saj qysh si rioshe, teksa që të dy po i shëtisnin qentë e tyre, Irina Slavina e nisi jetën e saj profesionale si mësuese në një shkollë. Kjo punë nuk është se i përshtatej: Alexei ka thënë se asaj nuk i pëlqenin rregullat.