Një gazetare ruse ka vdekur të premten duke i vënë flakën vetes para degës lokale të Ministrisë së Brendshme në qytetin Nizhny Novgorod, një ditë pasi apartamenti i saj ishte kontrolluar nga policia, ka deklaruar media ku ajo punonte.
Para aktit, Irina Slavina kishte shkruar në faqen e saj në Facebook: “Ju kërkoj që ta fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time”.
Slavina ishte kryeredaktore në “Koza Press”, një media e vogël lokale e cila vlerëson veten si të “pacenzuruar, pa urdhra ‘nga lartë’”, raporton Reuters.
Një ditë para vdekjes, ajo kishte shkruar në Facebook se policia dhe hetuesit kishin kontrolluar apartamentin e saj, për siç kishte shkruar ajo, “broshura dhe llogari” të lidhura me grupin opozitar ‘Rusia e Hapur’, e cila është e financuar nga kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.
Ajo tha se ata i kishin sekuestruar shënime, laptopin dhe pajisje tjera elektronike, si dhe laptopin e vajzës së saj dhe telefonin e burrit, transmeton KOHA.
Komiteti Hetimor rus ka thënë se kanë hapur hetim pasi kanë gjetur trupin e një gruaje me djegie të rënda në qendër të qytetit, por nuk e kanë dhënë emrin e Slavinës në deklaratë.
-
Protesta përfundimtare e gazetares ruse që ia vuri flakën vetes
-
Rusia akuzon Ukrainën për vrasjen e vajzës së aleatit të Putinit
-
Propaganduesja ruse vritet në kufi me Ukrainën
-
Të paktën tetë të vdekur nga zjarri në një ndërtesë afër Moskës
-
Rusia arrestoi gjashtë gazetarë brenda një muaji, njëra nga ta mbulonte Navalnyn