Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesta pas hapjes së zyrës së deputetit nacionalist në Jerusalem

Palestinezët dhe izraelitët ultranacionalistë janë përleshur në një lagje që është kthyer në pikë të nxehtë në Jerusalem pasi një deputet nacionalist ka hapur zyrë të përkohshme në Jerusalem.

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për nxitje të dhunës derisa Itamar Ben Gvir, politikan nacionalist i një partie sioniste, ka arritur në lagjen Sheiku Xharrah në Jerusalemin lindor, nën shoqëri të gardianëve e masave të forta të sigurisë.

Kjo lagje është kthyer në arenë të përplasjes ndërmjet palestinezëve dhe forcave izraelite të sigurisë pasi Izraeli po rrënon shtëpi palestineze në emër të një ndërtese shkollore për fëmijë me nevoja të veçanta.

Artikuj të ngjashëm