Policia indiane ka arrestuar dhjetëra protestues të opozitës të martën, të cilët po marshonin drejt rezidencës së kryeministrit Narendra Modi për të kërkuar lirimin e liderit të tyre dhe zyrtarit të lartë të zgjedhur të Nju Delhit, të arrestuar javën e kaluar nën akuzat për një rast ryshfeti, shkruan AP.
Gati 300 mbështetës të Arvind Kejriwalit u mblodhën te Parlamenti i Indisë për të filluar marshimin e tyre. Policët, disa me mjete të forta, rrethuan protestuesit.
Teksa brohorisnin “Rroftë Kejriwali”, protestuesit u tërhoqën zvarrë, dhe u futën në autobusë për t’u larguar. Kejriwali ka qenë një nga politikanët më të rëndësishëm të vendit dhe është një rival kryesor i kryeministrit Modi.
Ai u arrestua më 21 mars. Kejriwali dhe Partia e tij “Aaam Admi”, ose Partia e Njeriut të Përbashkët, akuzohen se kanë pranuar 1 miliard rupi (12 milionë dollarë) ryshfet nga kontraktorët e pijeve gati dy vjet më parë.
Partia ka mohuar akuzat, duke thënë se ato janë të sajuara nga agjencia federale, e kontrolluar nga qeveria e kryeministrit Modi.
-
Opozita në Indi akuzon kryeministrin Modi për keqpërdorim të pushtetit
-
Në Indi arrestohet politikani kryesor opozitar
-
Kryeministri indian redukton eskortën e tij për të kursyer naftën
-
Arrestohet ish-kryeministri i Nepalit për vdekjet në protestat e shtatorit
-
Dhjetëra të arrestuar në Stamboll për korrupsion