Qindra demonstrues kanë marshuar në qendër të Athinës, derisa sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka mbajtur takime me zyrtarët më të lartë grekë. Me slogane të ndryshme, si “Vrasës të NATO-s kthehuni në shtëpi”, demonstruesit kanë marshuar para ndërtesës së Parlamentit para se ta protestonin paqësisht.
Jens Stoltenbergu po qëndron për vizitë njëditore në Athinë. Ai është takuar me kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis. Liderët kanë diskutuar rreth tensioneve të fundit në Mesdheun lindor, ku Greqia dhe Turqia po përplasen për kufijtë detarë. Stoltenbergu ka vizituar kryeqendrën greke një ditë, pasi në Ankara ishte takuar me zyrtarë të lartë turq, përfshirë presidentin Recep Tayip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm, Ahmet Cavusoglu. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike ka thënë se të dyja palët janë pajtuar t’i zhvillojnë negociatat për t’i ulur gjakrat dhe këtë qëndrim e përsëriti edhe në Athinë.