Figura të njohura izraelite dhe palestineze kanë dalë me një propozim të ri për konfederatë me dy shtete, me qëllim që t’u jepet shtytje e re përpjekjeve diplomatike në konfliktin e popujve të Lindjes së Mesme.
Plani përfshin edhe propozime kundërthënëse dhe mbetet e paqartë nëse do të ketë mbështetje të ndonjërit prej liderëve të dy krahëve. Por do të mund të ndikonte në debatin për konfliktin. Propozimi do t’u paraqitet gjatë javës edhe Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Plani për thirrje për krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës në pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor, Gazës dhe Jerusalemit lindor, territore që Izraeli i ka pushtuar në luftën e vitit 1967 në Lindje të Mesme.
Izraeli dhe Palestina kanë qeveri të ndara, por kanë koordinim në aspekte të sigurisë, infrastrukturës dhe çështje të tjera që prekin dy popujt. Plani do t’ua lejonte 500 mijë kolonëve hebraikë në Bregun e pushtuar Perëndimor që të mbeteshin aty, derisa në afërsi të kufirit do të kishte shkëmbim të barabartë territoresh.
-
Izraeli paraqet planin për vendbanimet e reja ilegale në Gaza dhe në Bregun Perëndimor
-
Izraeli miraton 19 vendbanime të reja hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar
-
SHBA-ja publikon planin e paqes në Gaza me të cilin ra dakord Netanyahu
-
Izraeli miraton projektin e vendbanimeve që mund të ndajë Bregun Perëndimor
-
Raportohet se Izraeli po e analizon propozimin e pranuar nga Hamasi për armëpushim