Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Propozimi grek për emrin në qendër të vizitës së Kotziasit në Maqedoni

Shkup, 22 mars – Me anë të një deklarate, ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov deklaroi se pret sot për një vizitë zyrtare dyditore homologun e tij grek, Nikos Kotzias, në qendër të së cilës do të jetë propozimi i Athinës për emrin e vendit të vogël ballkanik.

Ndërkohë, edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev deklaroi të martën se ishte optimist për gjetjen e një zgjidhjeje.

Ai theksoi se shkëmbimi i propozimeve mes dy vendeve do të shërbente si nxitje për thjeshtëzimin e negociatave, që do të zhvillohen më 30 mars në Vjenë, nën patronazhin e OKB-së.