Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Prodhuesi i armëve pajtohet të paguajë 73 milionë dollarë për familjet e viktimave në Sandy Hook

Një kompani që ka prodhuar automatikun që u përdor në një prej sulmeve më vrasëse në një shkollë në SHBA, ka arritur marrëveshje me familjet e viktimave.

Kompania Remington Arms do t’i dëmshpërblejë familjet e viktimave me 73 milionë dollarë, raporton BBC.

Marrëveshja me Remington Arms ka ardhur si reagim ndaj padisë që ishte ngre nga familjet e nëntë prej 26 viktimave në masakrën e Sandy Hook që ndodhi në vitin 2012.

Rasti shënon herën e parë që një prodhues i armëve mbahet përgjegjës për të shtëna në masë.

Familjet thonë se Remington ka treguar neglizhencë.

Edhe Prodhuesi i armëve u ofron 33 milionë dollarë familjeve të viktimave të sulmit të vitit 2012 Botë Prodhuesi i armëve u ofron 33 milionë dollarë familjeve të viktimave të sulmit të vitit 2012

Çdo familje do të marrë një pjesë të shumës totale të arritur me marrëveshje, por detaje tjera të marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

Remington më herët kishte argumentuar se është i mbrojtur nga padia për shkak të statutit federal të vitit 2005.