Mostra të grumbulluara përgjatë dekadave në një universitet mjekësor suedez, me qëllimin të hulumtimeve, janë shkatërruar gjatë Krishtlindjeve për shkak të telasheve me frigoriferët, ka njoftuar instituti. Mostrat po ruheshin në rezervuarë me azot të lëngshëm, në temperaturë deri -190 gradë celsius në Karolinska Institutet në Stokholm.
KI është shtëpia e Asamblesë së Nobelit, që ka për detyrë të zgjedhë fituesin e çmimit Nobel për fiziologji ose mjekësi.
Në mes të 22 dhe 23 dhjetorit ka pasur ndërprerje të azotit të lëngshëm në 16 rezervuare dhe përderisa këta rezervuarë mund të durojnë deri katër ditë pa azot të lëngshëm, mbetën për pesë ditë, duke çuar në prishje të mostrave të shumë institucioneve.
Matti Sallberg, dekan në KI, ka thënë se “kjo ka ndodhur në kohën më të keqe të imagjinueshme në Suedi, vetëm një ditë para Krishtlindjes”.
Incidenti është raportuar në Polici, ka njoftuar universiteti.
Sipas Sallbergut, nuk ka vlerësim fillestar, por bëhet fjalë për miliona euro dëme. Sipas disa raportimeve, vlera e mostrave që janë prishur kap shifrën prej gati 40 milionë eurosh.
Edhe
Muzetë evropianë “ishuj freskie” në valën ekstreme të temperaturave
“Të prekurit më së keqi janë ata që hulumtojnë leukeminë. Kishin mbledhur mostra nga pacientë për gati 30 vjet”, ka thënë ai.
Një hetim i brendshëm ka nisur edhe në universitet. Nuk dyshohet për sabotim.
Mostrat ishin të ruajtura vetëm për hulumtime dhe nuk do të prekin kujdesin ndaj ndonjë pacienti aktual, por ishin me qëllimin që të përdoreshin në studimet e së ardhmes.
-
Rrjedh gazi në objektin e shërbimit sekret të Suedisë, ka të lënduar
-
Të ftohtit ekstrem detyron mbylljen e shkollave në Skandinavi
-
Burri në Suedi dënohet me burgim, fshehu në frigorifer trupin e partneres për t’ia marrë pensionin
-
Paralajmërimi për ndërhyrje nga aktivistët e klimës, mbyll muzeun e njohur në Boston