Princi William ka thënë se dëshiron të shohë “sa më shpejt që është e mundur” fundin e luftës mes Izraelit dhe Gazës, duke shtuar se kostoja e luftimeve është e tmerrshme, ka raportuar Reuters.
Para se të bëjë një vizitë humanitare në Gaza, princi i Uellsit ka thënë se ekziston “një nevojë e dëshpëruar për fatin e njeriut dhe krimin ndaj pengjeve”.
Vizita e Princit do të njihet si simbolikë e vuajtjeve të atyre që janë kapur me dhunë.
“Unë mbetem thellësisht i shqetësuar për koston e tmerrshme njerëzore të konfliktit në Lindjen e Mesme që nga sulmi terrorist i Hamasit më 7 tetor. Shumë janë vrarë. Unë, si shumë të tjerë, dëshiroj të shoh një fund të luftimeve sa më shpejt që të jetë e mundur. Ekziston nevoja e dëshpëruar për rritjen e mbështetjes humanitare për Gazën. Është thelbësore që ndihma të hyjë dhe pengjet të lirohen”, ka thënë William.
Familja mbretërore ka qenë e interesuar për zhvillimet në Gaza. Muaj më parë, Mbreti Charles pati folur për “humbjen e jetëve” në konflfiktin e lindjes së Mesme, duke bërë një lidhje mes besimit të feve dhe kulturave të ndryshme.
Qëkur u diagnostifikua me kancer, Mbreti Charles s’bëri vizita publike.
-
Princi i Kurorës i Arabisë Saudite thotë se Izraeli “ka kryer gjenocid” në Gaza
-
Mbreti i Jordanisë i thotë Blinkenit se lufta në Gaza duhet të përfundojë menjëherë
-
Abbas bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
-
Papa Leoni me apel të fortë për fund të luftës në Gazë
-
Rrugët e mundshme për një zgjidhje të krizës në Gazë