Princi i Edinburghut është pranuar në spital pasi nuk është ndjerë mirë, ka thënë Pallati i Buckinghamit.
Princi Philip i cili është 99-vjeçar u hospitalizua me rekomandim të mjekut të tij, si masë paraprake.
Në deklaratë thuhet “Madhëria e tij, princi i Edinburghut është pranuar në spitalin King Edward VII në Londër të martën në mbrëmje.
“Hospitalizimi i tij ka ardhur pas rekomandimit të doktorëve, pasi ai nuk ndihej mirë. Princi do të qëndrojë në spital për disa ditë që ta marrë vetën dhe të pushojë”.
Philip ka udhëtuar me veturë deri në spital dhe nuk ishte në klinikën emergjente. Një burim ka thënë se sëmundja e tij nuk lidhet me COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Fergusoni dërgohet në spital
-
Mbappe ankohet në lëndim, del nga loja
-
Lionel Richie rikthehet në skenë pas vizitës në spital
-
Princi Harry po shqyrton çdo mundësi për t'i dërguar fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar
-
Lionel Richie dërgohet në spital pasi ndërpreu koncertin për shkak të një problemi shëndetësor