Princi Philip i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër, e cila ka qenë e suksesshme, ka njoftuar Pallati Buckingham, raporton BBC.
Pallati ka thënë se ai do të mbetet në Spital për trajtim, pushim dhe rikuperim për disa ditë.
Philip 99-vjeçar ka kaluar tashmë 16 natë në spital.
Ai po trajtohej fillimisht për infeksion dhe më pas u dërgua në spitalin “St Bartholomew” në Londër të hënën për testime dhe shikim të gjendjes së tij të zemrës.
Nga Pallati Buckingham është njoftuar se Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeta II, është operuar të mërkurën.
Artikuj të ngjashëm
-
Princi Philip ka infeksion dhe pritet të qëndrojë në spital për disa ditë
-
Princi Philip lirohet nga spitali
-
Princi Philip transferohet në një spital tjetër të Londrës
-
Princi Philip që gati dy javë në spital, brengoset për të ardhmen e Familjes Mbretërore
-
Princi Philip kalon edhe natën e dytë në spital