Prezantuesja ruse, Olga Skabeeva, ka thënë diçka që politikanët në Kremlin e kanë përmendur tash e sa kohë si formë kërcënimi.
Skabeeva në televizionin shtetëror rus “Rusia 1”, tha se është koha që “operacioni special i Kremlinit” në Ukrainë të përfundojë, meqë sipas saj, ka nisur lufta e tretë botërore tashmë, përcjell "b92" të martën.
Duke iu drejtuar shikuesve, ajo tha se Rusia tash është në një situatë në të cilën do të duhet të "çmilitarizojë" NATO-n.
"Ndoshta ka ardhur koha për të njohur mundësinë se operacioni special rus në Ukrainë ka përfunduar, në kuptimin që ka filluar një luftë e vërtetë. Për më tepër, është lufta e tretë botërore. Ne jemi të detyruar të demilitarizojmë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë NATO-n", tha ajo, duke iu referuar ndihmës që shtete të ndryshme të botës po i japin Ukrainës për t’u mbrojtur.
Rusia, agresionin e saj në Ukrainë, e ka quajtur “operacion special” për të çmilitarizuar këtë vend.
Edhe
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
Russian TV propagandist Olga Skabeyeva suggested again that it's time to admit that the "special operation" was over and the Third World War had begun. According to her, Russia is forced to demilitarise not only Ukraine, but the whole NATO. pic.twitter.com/xOObJ1NglT
— UkraineWorld (@ukraine_world) May 30, 2022
-
Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë
-
S’i kemi arritur të gjitha objektivat e luftës prandaj do të vazhdojmë, thotë Kremlini
-
Zelensky: Putini ka nisur luftën e tretë botërore, duhet të ndalet
-
Kremlini e quan shefin e NATO-s të papërgjegjshëm për të folur për luftën e Ukrainës