Presioni po rritet mbi trupat ukrainase që po qëndrojnë në qytetin lindor Bakhmut.
Ushtria ukrainase po përpiqet të ndihmojë civilët të largohen nga qyteti, ku forcat ruse kanë kaluar muaj të tërë duke u përpjekur për ta pushtuar. Një grua thuhet se u vra dhe dy burra u plagosën rëndë të shtunën teksa po përpiqeshin të iknin mbi një urë të improvizuar.
Analistët perëndimorë thonë se ushtria ukrainase mund të jetë duke menduar për një tërheqje të kontrolluar nga qyteti. Zyrtarët e inteligjencës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar dhe një institut me bazë në Washington raportojnë se Ukraina ka lëvizur për të shkatërruar urat strategjike pranë qytetit.