Në samitin e jashtëzakonshëm të Bashkimit Evropian pas pushtimit rus në Ukrainë - që ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit të 25 shkurtit – është diskutuar edhe për nevojën e ruajtjes së stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë në bllokun evropian janë shtuar zërat që kërkojnë nga Serbia të deklarohet qartë rreth luftës në Ukrainë dhe të mbajë anën e BE-së si një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Presideti serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar më 24 shkurt se Beogradi ka edhe 36 orë kohë që t’iu përgjigjet kërkesave për harmonizim me vendimin e Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë./ REL
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja ultimatum Serbisë: Sanksione Rusisë ose të presin ndëshkime
-
Vuçiqi synon ta ndajë përgjegjësinë për qëndrimin e Serbisë karshi luftës në Ukrainë
-
Në samitin e jashtëzakonshëm të BE-së u diskutua edhe për Kosovën
-
Serbia kërkon 48 orë kohë për të dhënë qëndrimin - për apo kundër Rusisë
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE