Teksa pushtimi rus i Ukrainës hyri në ditën e dytë, në Bruksel kanë vazhduar takimet, si në selinë e NATO-s ashtu edhe në atë të BE-së, me qëllim të koordinimit të një përgjigjeje të prerë karshi këtij agresioni rus. E në samitin e jashtëzakonshëm të bllokut evropian, që ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit, temë diskutimi ka qenë edhe situata në Ballkanin Perëndimor, në veçanti Kosovë e Bosnjë
Edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar takimet e shumta në Bruksel, si në selinë e NATO-s ashtu edhe në atë të Bashkimit Evropian, për të koordinuar veprimet karshi agresionit rus në Ukrainë.
Janë miratuar edhe sanksionet, të cilat tash përfshijnë edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, e ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, të cilëve do t'u ngrihet pasuria në territorin e Bashkimit Evropian. Në samitin e jashtëzakonshëm të liderëve të Bashkimit Evropian, që ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit sot, sipas burimeve diplomatike, është diskutuar edhe për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti në Kosovë dhe në Bosnjë-Hercegovinë.
Këtë e ka konfirmuar para gazetarëve edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili tha se ai ka folur për këtë temë, por edhe kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e presidenti i Francës, Emmanuel Macron, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Evropian.
“Ajo që është e rëndësishme është se duhet pasur kujdes për stabilitetin e situatën në Kosovë, atë në Mal të Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Këto porosi i kemi dërguar. Dallimi i vetëm është se në Kosovë është KFOR-i e në Bosnjë misioni ushtarak i BE-së, i cili edhe do të përforcohet. Ne do të vazhdojmë t’ua tërheqim vërejtjen kolegëve tanë që të kenë kujdes, që të mos ketë destabilizim në Evropën Juglindore”, ka thënë kryeministri i Kroacisë, Plenkoviq.
Ai po ashtu ka ftuar Serbinë që të vendosë se në cilën anë të historisë është. Plenkoviq ka thënë se Serbia nuk ka më shumë hapësirë për manovra.
“Ajo nuk mund të ulet në dy karrige dhe koha është që të ndërpresë manovrat, duke u sjellë se kinse mund të jetë në të dyja anët, sepse kjo është e mundur në kohë paqeje, por tash kur ndodh kjo që ka ndodhur, secili duhet të vendosë dhe të shprehet se në cilën anë është, në cilën anë të historisë, parimeve dhe të së drejtës”, ka thënë kryeministri i Kroacisë.
Sipas burimeve të BE-së, presioni ndaj Serbisë që ta dënojë agresionin rus në Ukrainë është në rritje, por Serbia, pos Bjellorusisë, vazhdon të jetë i vetmi vend evropian që nuk e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë. Sipas burimeve të Bashkimit Evropian, nuk përjashtohen edhe samite të reja të BE-së për të shtuar sanksionet kundër Putinit.