Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi synon ta ndajë përgjegjësinë për qëndrimin e Serbisë karshi luftës në Ukrainë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thirrur një konferencë për media të premten në orën 18:00. Sipas njoftimit, Vuçiqi do t’i drejtohet popullit serb në detaje me të gjitha problemet e mëdha që po përballet Serbia dhe se si Beogradi synon t’i zgjidhë ato, shkruan Danas.

E gjithë Serbia po pret përgjigjen e Vuçiqit në pyetjen se a ka vendosur presidenti serb t’i kthejë shpinën homologut rus Vladimir Putin dhe të marrë rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Për herë të fundit në lidhje me luftën në Ukrainë, Vuçiqi nuk ka pasur qëndrim të qartë. Serbia ishte një nga vendet e pakta në botë që nuk miratoi sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, por dënoi sulmin ndaj Ukrainës. Vuçiq, i cili fitoi edhe një mandat qeverisës, ndodhet nën presionin e Bashkimit Evropian.

Por presidenti serb po synon edhe një strategji tjetër. Të mos mbajë përgjegjësi të plotë për çfarëdo qëndrimi të shtetit që ai udhëheq për luftën në Ukrainë.

Vuçiqi gjatë ditëve të fundit vazhdimisht ka deklaruar se dëshiron të konsultohet me përfaqësuesit e partive të tjera politike në fillim të qershorit për qëndrimin e Serbisë në lidhje me luftën në Ukrainë.

Edhe Vuçiqi paralajmëron Evropën: Jemi në prag të një lufte më të madhe Rajon Vuçiqi paralajmëron Evropën: Jemi në prag të një lufte më të madhe

Si president i rizgjedhur, Vuçiq tashmë pret konsultime kushtetuese me partitë parlamentare për qeverinë e ardhshme. Shumë besojnë se mund të jetë një qeveri pro-perëndimore. Më konkretisht, qeveria që ka filluar të mbështesë sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës. Në këtë kuptim, besohet gjerësisht se Vuçiqi mund të përpiqet të ndajë përgjegjësinë për lëvizjen pro-BE kundër Putinit me popullin e tij dhe një pjesë të opozitës.