Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë të premten se një grup i ukrainasve dhe rusëve kishin planifikuar grushtshtet kundër tij.
Duke folur në një konferencë për media, Zelensky ka thënë se grushtshteti ishte planifikuar të ndodhte më 1 ose 2 dhjetor, dhe se ekziston një ingjizim audio ku komplotistët ukrainas dhe rusë dëgjohen duke bërë planet.
Kremlini hodhi poshtë pretendimin e Zelenskit se Rusia është e përfshirë në komplotin e një grushti shteti në Ukrainë.
"Rusia nuk ka pasur kurrë ndonjë plan për të marrë pjesë. Në përgjithësi, Rusia nuk është përfshirë kurrë në një gjë të tillë”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë me gazetarët të premten.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti i Ukrainës thotë se Rusia përkrah planin për rrëzimin e tij
-
Kremlini s’përgjigjet nëse pati komplot rus për vrasjen e Zelenskyt
-
Zelensky: Kundërofensiva jonë ka nisur
-
Zelensky reagon për herë të parë pas akuzave se deshën ta vrasin Putinin
-
Zelensky thotë se kundërofensiva e Ukrainës do të ndodhë