Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka kritikuar ashpër kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron për bisedat e tyre telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.
Në një intervistë për gjermanen Bild, ai e krahasoi situatën me Luftën e Dytë Botërore.
“A foli dikush kështu me Adolf Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore? A tha dikush që Adolf Hitleri duhet ta shpëtojë fytyrën? Që ne duhet të veprojmë në atë mënyrë që të mos jetë poshtëruese për Adolf Hitlerin? Nuk kam dëgjuar zëra të tillë”, u shpreh i revoltuar Duda.
Në një telefonatë të përbashkët me Putinin më 28 maj, Scholzi dhe Macroni i kërkuan atij që të lironte luftëtarët e kapur në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit dhe të fliste drejtpërdrejt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë në mënyrë që ditën që luftimet ndalojnë, ne të mund të ndërtojmë një rrugëdalje përmes kanaleve diplomatike”, ka thënë Macroni javën e kaluar.
-
Scholzi thotë se është e nevojshme të bisedohet drejtpërdrejt me Putinin, për t’i dhënë fund luftës
-
Liderët evropianë reagojnë pas samitit Trump-Putin
-
Katër liderë evropianë kërkojnë bisedë më presidentin amerikan para telefonatës Trump-Putin
-
Scholz flet me Zelenskyn pas bisedës me Putinin, i ofron mbështetjen e Gjermanisë
-
Scholzi u përgjigjet kritikave ndaj telefonatës me Putinin