Presidenti amerikan, Donald Trump, më ka trajtuar me respekt, deklaroi presidenti i zgjedhur meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador duke përmendur progresin gjatë bisedimeve për çështjet tregtare.
Lopez Obrador deklaroi se negociatat për ndryshimet në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) janë në rrugën e duhur.
Të dy vendet dhe Kanadaja kanë diskutuar rishikimin e NAFTA-s për muaj të tërë.
Një muaj më parë, këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow deklaroi se bisedimet tregtare midis SHBA-së dhe Meksikës kanë patur progres.
Kohët e fundit, presidenti amerikan Trump e përshkroi liderin e ardhshëm meksikan si një “zotëri absolut”, transmeton kp.
“E falënderoj presidentin Donald Trump për respektin që ai ka treguar ndaj nesh,” deklaroi dje ish-kryetari i bashkisë i Qytetit Meksiko gjatë një konference për shtyp.
-
SHBA-Meksikë, marrëveshje e re tregtare - anashkalohet Kanadaja
-
Trumpi pezullon edhe për 90 ditë vendimin për të vendosur tarifa të larta ndaj Meksikës
-
BE-ja dhe Meksika të zhgënjyera me tarifat e reja të SHBA-së
-
Trumpi vlerëson bisedimet tregtare SHBA-Kinë si "miqësore dhe konstruktive"
-
Trumpi pezullon tarifat ndaj Meksikës