Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka takuar presidentin meksikan Andres Manuel Lopez Obrador të martën.
Në takim Harris i tha se SHBA-ja dhe Meksika po fillojnë një epokë të re, ndërsa pret bashkëpunim më të madh për imigracionin në SHBA. Të ndjekur nga ndihmësit për politikën e jashtme, dy liderët biseduan për mbi një orë në një dhomë elegante konferencash në Pallatin Kombëtar të Meksikës, të ulur përballë njëri-tjetrit nën një llambadar kristali të madh.
Por, jo gjithçka u duk kaq e bukur edhe para takimit.
Në hyrje të pallatit, presidenti po priste zëvendëspresidenten amerikane me dorë në zemër.
“Presidente Kabala”, iu drejtua presidenti i Meksikës, Harrisit.
Edhe
Trumpi përgatitet për emërimet e posteve kryesore, Harrisi zotohet ta ndihmojë tranzicionin
Përveç, emrit të Kamala Harrisit, ai atë e quajti edhe presidente.