Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti meksikan gati të shërohet nga Covid-19

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador është duke e marrë vetën dhe është gati të shërohet plotësisht nga prekja me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Meksikës, Olga Sanchez, pak ditë pasi presidenti kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Reuters.

Në një konferencë për media, Sanchez ka thënë se presidenti kishte simptoma të lehta të virusit dhe se tani është më mirë.