Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti i Meksikës rezulton për herë të dytë pozitiv me COVID

Andres Manuel Lopez Obrador

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka rezultuar për herë të dytë pozitiv me COVID-19, raporton agjencia AP.

Ai të martën duke folur në mënyrë virtuale nga shtëpia, u ka thënë gazetarëve se ka dhembje fyti.

Obrador ka qenë i infektuar edhe më herët me koronavirus. Po ashtu është vaksinuar plotësisht, madje ka marrë edhe dozë përforcuese.

Obrador ka thënë se virusi është duke u larguar dhe së shpejti gjërat do të kthehen në normalitet.

“Fatmirësisht ky variant (Omicron) nuk e ka shkallën e rrezikshmërisë që kishte Delta”, tha Obrador.