Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka miratuar ligjin problematik të religjioneve dhe besimeve të shtunën, një ditë pas trazirave në seancën parlamentare ku u larguan dhunshëm disa deputetë opozitarë për shkak të dhunës.
Ligji për Liritë Fetare duhet të publikohet në gazetën zyrtrare dhe hyn në fuqi tetë ditë pas publikimit.
Miratimi i këtij ligji u përcoll me bojkot të deputetëve pro-serbë si dhe dhunë në mes të deputetëve.
Veprimi i deputetëve opozitarë serbë kishte të bënte me faktin se Serbia nuk është përgjigjur ende ndaj miratimit të një ligji për komunitetet fetare në Malin e Zi, i cili ka ngritur shqetësime se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë në pronat që administron.
Më shumë se 70 përqind e malazezëve janë të deklaruar si ortodoksë.
Kisha Ortodokse serbe – e cila dominon për kohë të gjatë jetën fetare në Mal të Zi - pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat, andaj planifikon të dërgojë ankesë në organizatat ndërkombëtare.
-
Gjukanoviqi nënshkruan Ligjin për lirinë fetare
-
Gjukanoviq ia kthen parlamentit amendamentet e Ligjit për liritë fetare
-
Parlamenti malazez miraton ndryshimin e Ligjit për Liritë Fetare
-
Gjukanoviqi dhe Vuçiqi, qëndrime të kundërta për Ligjin e lirive fetare
-
Përleshje fizike në Parlamentin e Serbisë për shkak të Ligjit për liritë fetare në Mal të Zi