Qëndrimet e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth Ligjit për liritë fetare në Mal të Zi mbeten shumë të kundërta, tha kabineti i Gjukanoviqit, pas bisedës që ky i fundit zhvilloi me Vuçiqin.
"Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se nuk duhet t'i vazhdojmë diskutimet për këtë temë, si dhe për të gjitha çështjet e tjera që janë të rëndësishme për marrëdhëniet reciproke", tha kabineti i presidentit malazez.
Dy udhëheqësit u takuan në Jerusalem, ku morën pjesë në një ceremoni me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic.
Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar Ligjin për liritë fetare në fund të dhjetorit.
Ligji i ka rritur tensionet pasi në bazë të tij, komunitetet fetare duhet të dëshmojnë pronësinë mbi pasurinë para vitit 1918 - në të kundërtën, asetet do të konsiderohen pronë e shtetit.
Kisha Ortodokse Serbe, mbështetësit e saj dhe opozita pro-serbe e Malit të Zi druajnë se ligji i ri do t'i mundësojë Qeverisë malazeze të konfiskojë pronën e Kishës, edhe pse autoritetet e mohojnë një synim të tillë.
Protesta kundër ligjit ka pothuajse çdo ditë në Mal të Zi, ndërsa të tilla ka pasur edhe në Serbi.
Edhe
Gjukanoviq ia kthen parlamentit amendamentet e Ligjit për liritë fetare
Vuçiq tha të enjten se është pajtuar me Gjukanoviqin që t'i vazhdojnë bisedimet për këtë çështje.
"Biseduam gjatë për pozitën e popullit serb dhe për Ligjin e lirive fetare në Mal të Zi. Qëndrimet tona mbeten shumë të largëta për këtë çështje", tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Të mërkurën, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Serbisë janë në nivelin më të keq të mundshëm që nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi, më 2006.
-
Bërnabiq reagon ndaj akuzave të Gjukanoviqit, thotë Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Malin e Zi
-
Gjukanoviqi akuzon Serbinë dhe Rusinë për minim të pavarësisë së vendit të tij
-
Takohen Vuçiqi e Gjukanoviqi, s’pajtohen për asnjë prej çështjeve aktuale
-
Daçiq: Raportet Serbi-Mal i Zi janë shumë të këqija