Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti kinez i gatshëm të bashkëpunojë me Bidenin

Presidenti kinez, Xi Jinping u takua me presidentin e SHB-së, Joe Biden, të hënën në Bali, teksa të dy morën pjesë në samitin e G-20-s.

Është takimi i tyre i parë që kur Biden mori detyrën gati dy vjet më parë. Biden dhe Xi janë takuar para samitit.

Xi ka thënë se statusi aktual në marrëdhënien Kinë-SHBA nuk është në interesin e të dyja vendeve dhe se ai pret të punojë me Bidenin.

“Unë jam gati të kem një shkëmbim të sinqertë dhe të thellë pikëpamjesh me ju, siç kemi bërë gjithmonë, për çështjet me rëndësi strategjike në marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe për çështjet kryesore globale dhe rajonale”, është shprehur presidenti kinez.

Takimi vjen në kohën e rritjes së tensioneve ekonomike dhe të sigurisë midis dy superfuqive ndërsa ato konkurrojnë për ndikimin global.

Artikuj të ngjashëm