Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti iranian nuk dorëzohet për teknologjinë bërthamore

Ebrahim Reisi

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka thënë se shteti i tij nuk do të dorëzohet në të drejtën për teknologji bërthamore dhe u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të demonstrojë se dëshiron të kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Në fjalimin e tij, në Asamblenë e Përgjithshme, Raisi ka thënë se tërheqja e amerikanëve ka dobësuar angazhimet e tyre dhe se ishte reagim i papërshtatshëm ndaj angazhimeve të Iranit në marrëveshjen e vitit 2015.

Presidenti i atëhershëm, Donald Trump, tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja në vitin 2018, duke kthyer sanksionet ndaj Iranit.

Republika Islamike menjëherë kishte nisur të shkelte marrëveshjen, duke u angazhuar në planet për pasurimin e uraniumit.

Raisi gjithashtu ka kritikuar Izraelin për pushtimin e Palestinës dhe pjesëve të Libanit dhe Sirisë.

Ai ka thënë se Izraeli ka shtypur të drejtat e palestinezëve.