Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, i fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për dështimin në ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të 2015-s.
Kjo marrëveshje, e arritur mes Iranit dhe fuqive botërore, e njohur ndryshe si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit, pati shfuqizuar disa sanksione të vendosura ndaj Republikës Islamike në këmbim të kufizimit të programit të bërthamor të vendit.
Por më 2018, presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja dhe i rivendosi sanksione Iranit.
Bisedimet indirekte të deritanishme midis Iranit dhe SHBA-së dështuan të prodhojnë veprime drejt rijetësimit të ujdisë.
Megjithëkëtë, Raisi këmbënguli se vendi i tij nuk do ta mbështesë ekonominë e tij me marrëveshjen dhe shtoi se po eksplorohen alternativa të tjera për tregtinë ndërkombëtare.
Irani është përballur me shkallë të lartë të papunësisë dhe me inflacionin në rritje, qëkur Shtetet e Bashkuara u larguan nga marrëveshja.
-
Presidenti iranian nuk dorëzohet për teknologjinë bërthamore
-
Raisi kërkon që SHBA-ja të demonstrojë se dëshiron të kthehet në marrëveshjen bërthamore
-
Trump: S’do të kishte bisedime nëse Irani s’do të pajtohej për inspektime bërthamore
-
Trump: Irani po vonohet për marrëveshjen, do të paguajë çmimin
-
Irani kërkon kompensim për dëmet e luftës dhe largimin e trupave amerikane