Presidenti iranian Hassan Rouhani, është shprehur i zhgënjyer të enjten, me punën e deritanishme të presidentit amerikan Joe Biden, për shkak të mungesës së progresit në çështjen e marrëveshjes së programit bërthamor dhe sanksioneve të Washingtonit ndaj vendit të tij.
"Ne ende nuk e kemi parë vullnetin e mirë të qeverisë së re", tha Rouhani në një adresim përmes televizionit shtetëror.
Ai i bëri thirrje presidentit të ri të SHBA-së të heqë dorë menjëherë nga politika e presionit maksimal, e instaluar sipas tij, nga paraardhësi i Bidenit, Donald Trump, si dhe të heqë sanksionet ekonomike mbi Iranin, që ai i ka quajtur kriminale.
Qeveria e re amerikane i bëri thirrje Teheranit që t'i përmbahet marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore, e arritur më 2015.
Trumpi e kishte braktisur marrëveshjen më 2018 dhe vendosi sanksione të reja mbi shtetin e Lindjes së Mesme, pas së cilës Irani filloi të shkelë hapur pjesët e marrëveshjes. Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani obligohet të ndalë zhvillimin e programit bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.
Rouhani ka thënë disa herë se dëshiron të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm të mosmarrëveshjeve, por ai gjithashtu po përballet me kolapsin në ekonominë iraniane, si pasojë e sanksioneve dhe pandemisë.
Edhe
Irani kërkon nga SHBA-ja të heq disa sanksione përpara marrëveshjes bërthamore
Udhëheqësi iranian ua dha Shteteve të Bashkuara fundin e shkurtit si afat për të hequr sanksionet, duke thënë se Teherani në të kundërtën “do të përdorë mjete të tjera” për të arritur qëllimet.
Bideni dëshiron që Irani të heqë dorë nga shkelja e marrëveshjes përpara se SHBA-ja t’i kthehet marrëveshjes dhe t’ia lehtësojë sanksionet këtij vendi aziatik.