Presidenti i Irakut, Barham Salih emëroi sot kryeministrin e ri të vendit, duke i dhënë fund krizës politike, e cila zgjati për më shumë se dy muaj, njoftoi televizioni shtetëror.
Mohmmed Tawfiq Allawi do të udhëheqë qeverinë e vendit, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ai ka afat një muaj që ta formojë qeverinë.
Ky njoftim vjen teksa irakianët po vazhdojnë protestat anti-qeveritare, të cilat kanë hyrë në muajin e katërt.
Në nëntorin e vitit të kaluar, ish-kryeministri Adel Abdul-Mhadi dha dorëheqje pas protestova për korrupsion dhe standardeve të jetesës. Pothuajse 500 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë, që prej se kanë nisur protestat, përcjell rel.
Allawi citohet të ketë thënë se ai do të japë dorëheqje nëse blloqet politike në vend, do të imponojnë kandidatë për postet ministrore.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje protestuesve që të vazhdojnë të demonstrojnë derisa të përmbushen kërkesat e tyre.
Allawi ka qenë ministër i Komunikimeve në qeverinë e ish-kryeministrit, Nuri al-Maliki.