Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Irakianët nuk e duan kandidatin e përkrahur nga Irani

Protestat e reja kanë shpërthyer në Irak, pasi parlamenti nominoi Asaad al-Eidanin, për postin e kryeministrit.

Irakianët kanë dalë në rrugë për ta kundërshtuar nominimin e tij, pasi al-Eidani ka përkrahjen e bllokut iranian. Guvernatori i provincës Basra, po kundërshtohet nga protestuesit që duan ndryshime rrënjësore në sistemin politik të Irakut.

Blloku Binaa, që ka propozuar emrin e tij për kryeministër, ka përkrahjen e Iranit dhe ka lidhje me aleancën Fatah. Iraku është në kaos që prej 1 tetorit, kur protestuesit po kërkojnë sistem të ri politik dhe ndërrim të elitës politike, të cilën e akuzojnë për korrupsion dhe varfëri.

Deri më tani, në këto protesta kanë vdekur 450 persona. Një muaj më vonë, kryeministri Adel Abdul Mahdi dha dorëheqje shkaku i presionit të protestave.

Artikuj të ngjashëm