Një klerik me ndikim të madh u ka kërkuar përkrahësve të tërhiqen nga zona e ndërtesave qeveritare të Irakut, ku kanë zhvilluar luftime me forcat e sigurisë në përshkallëzim serioz të situatës në krizën më të madhe politike të vendit.
Deri më tani, tridhjetë persona raportohet se janë vrarë.
Në një fjalim televiziv, Al-Sadr u ka dhënë mbështetësve një orë që të largohen dhe vetëm pak minuta më vonë janë parë përkrahësit e tij duke u larguar nga pozicionet, raportoi AP.
Qeveria irakiane ka shfuqizuar orën policore, duke ngjallur shpresën se në vend mund të kthehet paqja dhe sundimi i rendit.
Ka pothuajse një muaj që Iraku është përfshirë në përleshje në rrugë derisa liderët nuk po arrijnë marrëveshje politike për qeverisje.
Në Zonën e Gjelbër, ku dikur ndodhej selia e trupave amerikane, janë institucionet më të larta irakiane.