Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Iraku i druan përshkallëzimit të krizës në luftë sektare

Irak protesta parlament

Mijëra mbështetës të një kleriku shiit me ndikim vazhdojnë ta mbajnë të zaptuar Parlamentin e Irakut, raporton agjencia AP.

Ata po protestojnë ndaj përpjekjeve për formimin e qeverisë të udhëhequr nga rivalët e klerikut Muqtada al-Sadr.

Aleanca e grupeve të mbështetura nga Irani tregoi shenja të ndarjes së brendshme, me disa zëra që bënin thirrje për kundërprotesta - një zhvillim që do të ngrinte spektrin e konfliktit civil - ndërsa të tjerët më vonë kërkuan dialog. Të shtunën pas uzurpimit, forcat irakiane të sigurisë fillimisht përdorën gaz lotsjellës dhe granata trullosëse në përpjekje për të zmbrapsur demonstruesit. Pasi hynë brenda, protestuesit shpallën protestë të hapur dhe pretenduan se nuk do të shpërndaheshin derisa kërkesat e tyre të respektohen. Ndërsa numri i protestuesve u rrit, policia u tërhoq.