Botë

Parlamenti i Irakut pranon dorëheqjen e kryeministrit Mahdi

Foto: Reuters

Parlamenti irakian ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Adel Abdul Mahdi, pas javësh të tëra protestash antiqeveritare në vend, që shkaktuan edhe vdekjen e rreth 400 personave, raportoi televizioni shtetëror irakian.

”Asambleja do t’i kërkojë kreut të shtetit të vendit të emërojë një kryeministër të ri, sipas kushtetutës irakiane”, shtoi televizioni al-Iraqiya duke cituar kryetarin e parlamentit, Mohamed al-Halbousi.

Abdel Mahdi, i cili mori detyrën në tetor të vitit të kaluar, i kërkoi parlamentit që menjëherë të emërojë një zëvendës për të qetësuar tensionet në vend/DPA.