Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti i Vietnamit jep dorëheqjen pas akuzave për korrupsion

Presidenti i Vietnamit, Nguyen Xuan Phuc, ka dhënë dorëheqjen pasi Partia Komuniste në pushtet e fajësoi atë për "shkelje dhe keqbërje" nga zyrtarët nën kontrollin e tij, ka thënë qeveria të mërkurën, në një përshkallëzim të madh të fushatës kundër korrupsionit të vendit.

Phuc, një ish-kryeministër i njohur për përshpejtimin e reformave ekonomike, ka mbajtur postin kryesisht ceremonial të presidentit që nga viti 2021 dhe është zyrtari më i lartë i prekur nga nisma gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit nga Partia Komuniste në pushtet.

Vietnami nuk ka një udhëheqës suprem dhe zyrtarisht udhëhiqet nga katër “shtylla”: Sekretari i Partisë, Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit.

Phuc, 68 vjeç, ishte përfundimisht përgjegjës për keqbërjet nga shumë zyrtarë, duke përfshirë dy zëvendëskryeministra dhe tre ministra, ka thënë qeveria.

“I vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij para partisë dhe popullit, ai ka paraqitur kërkesë për dorëheqje nga postet e caktuara, lënie nga puna dhe pensionim”, thuhet në njoftim.