Presidenti prej 40 vjetësh i kompanisë së njohur Starbucks, Hauard Schultz ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Mediat amerikane gjithnjë e më shumë këmbëngulin se ai do të jetë kandidati i demokratëve që do të largojë Trump nga Shtëpia e Bardhë.
Ndryshime në Starbucks: Hauard Shulz nuk do të jetë më president ekzekutiv duke filluar që nga 26 qershori, pas 40 vitesh si pjesë e kësaj shoqërie. Nën drejtimin e tij, Starbucks ka kaluar nga 11 pika shitjeje në 28 mijë në 77 vende të ndryshme të botës. Dorëheqja e tij, siç transmeton abcnews.al, shton zërat për një prezantim të mundshëm në politikë, një kundërshtar i fortë i Trump, Shulz mund të jetë një nga liderët e rinj të cilin demokratët po e kërkojnë në mënyrë të dëshpëruar.
Shulz do të jetë në detyrë deri në 26 qershor për t’i lënë vendin Miron Ullman. Gjatë 40 viteve të tij në grup si administrator i deleguar dhe presidenti ai e ka transformuar Starbucks në një kolos botëror.
Vëmendja e mediave amerikane është përqendruar në lëvizjen e tij të radhës dhe pse deri në fund ai ka hedhur poshtë zërat për të qenë pjesë e garës në shtëpinë e Bardhë apo për ambicie politike. Por në një intervistë të fundit për Nju Jork Tajms ai pranon për herë të parë se dhe mund të jetë pjesë e politikës. Gjithësesi ai shton se ka ende një rrugë shumë të gjatë para, për të marë një vendim përfundimtar.
Duke folur për kreun e shtëpisë së bardhë ai e cilëson Trump si një President që krijon episode kaotike çdo ditë.
-
Këshilltari i lartë i Trumpit raportohet se do të largohet nga posti
-
20 mijë punëtorë federalë pranojnë ofertën e Trumpit për dorëheqje, Qeveria do t’u paguajë 8 rroga
-
Scholzi uron Trumpin, thotë se shumë gjëra do të ndryshojnë nën administratën e tij
-
Kongresisti demokrat i kërkon Bidenit të tërhiqet nga gara për president
-
McConnell vendos të tërhiqet nga udhëheqja e republikanëve në Senat