Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka uruar kandidatin republikan për president, Donald Trump për fitoren e tij të mërkurën teksa theksoi se vendi i tij "do të mbetet një partner i besueshëm transatlantik".
"Presidenti Trump do të marrë detyrën në një kohë sfidash dhe krizash të mëdha. Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti kanë një rol qendror për të luajtur në tejkalimin e tyre”, ka thënë Scholz teksa ka folur për gazetarët në Kancelarinë në Berlin, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Sigurisht që shumë gjëra do të jenë të ndryshme nën një administratë të udhëhequr nga Donald Trumpi. Donald Trump e ka bërë gjithmonë të qartë këtë publikisht”, ka shtuar ai.
Trumpi është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të mërkurën, një rikthim i jashtëzakonshëm për një ish-president që refuzoi të pranonte humbjen katër vjet më parë, shkaktoi një kryengritje të dhunshme në Kapitolin e SHBA-së, u dënua për akuza penale dhe u mbijetoi dy tentativave për vrasje.
Me një fitore në Wisconsin, Trumpi arriti 270 votat elektorale të nevojshme për të siguruar presidencën.