Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, e ka quajtur çmenduri vendimin e anëtarëve të NATO-s që të dërgojnë tanke në Ukrainë.
“Jam kundër që të dërgohen armë vdekjeprurëse atje. Kjo e zgjat luftën”, ka deklaruar Milanoviq, raportoi CNN-i të martën.
“Cili është qëllimi? Mosintegrimi i Rusisë, ndryshimi i qeverisë? Ka po ashtu diskutime për ndarjen e Rusisë. Kjo është çmenduri”, ka shtuar ai.
Milanoviq, i cili është lider i shtetit më të ri anëtar të Bashkimit Evropian, e ka kritikuar vazhdimisht Perëndimin për përfshirje në luftën e Ukrainës.
Javën e kaluar ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se “Rusia po i rregullon llogaritë me amerikanët përmes Ukrainës”, dhe se lufta do të mund të zgjidhej ndërmjet Washingtonit dhe Moskës.
Komentet e tij vijnë një javë pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë morën vendim për të dërguar në Ukrainë tanke të betejës.
Edhe
Milanoviqi e quan çmenduri pretendimin e Vuçiqit se Kroacia, Shqipëria e Kosova po planifikojnë sulm ndaj Serbisë
Milanoviq po ashtu ka shkaktuar indinjatë në Kroaci edhe me deklaratën se “Serbisë iu rrëmbye Kosova”.
-
Plenkoviq për armët e reja të Serbisë: Nuk janë parë të tilla në Evropë
-
Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serbisë i shiti të rinj
-
Milanoviq: Fyerje që agresioni në Gaza të krahasohet me Luftën Çlirimtare Kroate
- Kroacinë e pret vazhdimi i agonisë në konfliktin mes presidentit dhe kryeministrit